Atletico Madrid identifikon Lacazetten si alternativë të Cavani

Futboll

Atletico Madrid identifikon Lacazetten si alternativë të Cavani

Më: 19 janar 2020 Në ora: 09:40
Alexandre Lacazette

Atletico Madrid i ka vënë syrin një tjetër sulmuesi të klasit botëror.

Pasi janë shuar mundësitë për transferimin e Edinscon Cavani, Atleti tashmë po mendon për yllin e Arsenal.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Atletico po e shohin Alexandre Lacazette si alternativë të Edinson Cavani.

‘Los Rojiblancos’ gjithashtu po konsiderojnë edhe një lëvizje të mundshme për yllin e Dortmund, Paco Alcacer, pasi 26 vjeçari është i vendosur të kthehet në Spanjë.

Cavani mbetet targeti primar i Atleti, por ata tashmë kanë parë t’iu refuzohen 10 milionë euro ofertë për kartonin e yllit të PSG.

Mbetet të shihet kush do të jetë përforcimi i skuadrës së Atletico Madrid, në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat