Solskjaer: Liverpool mund të fitojë tripletën, por akoma nuk janë në mesin e më të mirëve

Futboll

Solskjaer: Liverpool mund të fitojë tripletën, por akoma nuk janë në mesin e më të mirëve

Më: 19 janar 2020 Në ora: 10:29
Ole Gunnar Solskjaer dhe Jurgen Klopp

Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk e sheh futbollin në mënyrën e njëjtë sikur gjithë të tjerët.

Trajneri i Manchester United, Solskjaer, para ndeshjes me Liverpool, ka dhënë disa komente për kundërshtarin.

Solskjaer ka thënë se Liverpool nuk është akoma në mesin e skuadrave më të mira, përkundër faktit se ‘Reds’ janë duke dominuar futbollin evropian, dhe tashmë kanë fituar edhe Kupën e Botës për Klube.

“Nëse flasim për periudha afatgjate, skuadrat më të mira janë ato që mund të bëjnë gjëra të tilla përsëri, përsëri dhe përsëri” ka thënë Solskjaer.

“Askush nuk barazohet me Sir Alex në këtë, por unë e pranoj se Jurgen ka bërë punë të mrekullueshme me Liverpool.”

“Ata po bëjnë mirë, ata mund të fitojnë tripletën këtë sezon, por të shohim se ku do të jenë në maj. Kanë disa ndeshje të vështira që po afrojnë” ka shtuar tuje Ole.

Manchester United luan sot në ‘Anfield’, me fillim nga ora 17:30. Solskjaer mund të bëhet pishman për këto fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat