Real Madrid po fiton garën me Man Utd për Van de Beek

Futboll

Real Madrid po fiton garën me Man Utd për Van de Beek

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:20
Van de Beek

Dony van de Beek vazhdon të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe tek Ajax.

Ylli i Ajax Amsterdam është në listën e dëshirave të dy gjigantëve evropianë, Manchester United dhe Real Madrid.

‘Dailystar’ shkruan se Real Madrid është duke fituar garën me Manchester United, për shërbimet e mesfushorit të Ajax.

Manchester United kanë ndjekur holandezin tash e një kohë, por tani ai pritet të kompletojë kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, për 47 milionë funte.

Van de Beek ka shënuar tetë gola në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Ajax, këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat