Plas në Turqi: Muriqi nën akuzë

Futboll

Plas në Turqi: Muriqi nën akuzë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:21
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi nën akuzë! Ka qenë një gazetar turk ai që ka hapur çështjen e lidhur me një karton të dytë të verdhë në ndeshjen e Kupës së fituar nga skuadra e Fenerbahces ndaj Gaziantep jashtë fushe.

Sulmuesi kishte marrë një të verdhë dhe me atë do të mungonte në sfidën e kampionatit ndaj Istambul Basaksehir, duke qenë se kartonët e verdhë akumulohen bashkë për kampionat dhe Kupë!

Por, sulmuesi mori edhe të verdhën e dytë, pra duke marrë të kuq! Kjo për të shlyer dënimin në ndeshjen e radhës, atë në Kupën e Turqisë, ndaj Kayserispor, në Stamboll.

Image
Statistikat

 

Federata ka hapur procedim dhe nëse rezulton se kartoni i dytë i verdhë u mor qëllimisht, atëherë Muriqi rrezikon pezullim 1+2, pra një ndeshje të Kupës dhe dy të kampionatit, ndaj Basaksehir dhe Trabzonspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat