Zidane i çuditur me yllin e tij: Më ka surprizuar shumë!

Futboll

Zidane i çuditur me yllin e tij: Më ka surprizuar shumë!

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:12
Zidane

Real Madrid mori një fitore mjaft të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Sevillas në shtëpi me shifrat 2-1. Një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë për “Los Blancos”, por që u zgjidh nga dy golat e Casemiros, i cili bëri të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të De Jong.

Pikërisht në lidhje me performancën e brazilianit ka folur trajneri Zidane, i cili është shprehur se ndihet i çuditur nga lojtari i tij. Gjithashtu, francezi u shpreh se Reali kishte rrugë vetëm fitoren ditën e sotme.

“Kishim dy rrugë sot: Ose të fitonim, ose të fitonim! Kemi vuajtur, por kemi ditur të reagojmë. Pjesa më e rëndësishme tani është përgatitja fizike, sepse në këtë pikë të sezonit ndeshjet janë më me volum dhe luhet më shpejt. Goli i anuluar i Sevillas? Nuk e shoh edhe aq deciziv atë moment. Në pjesën e dytë mund të ndryshonin shumë gjëra. Casemiro më ka surprizuar shumë, sidomos te goli i parë. Më bëhet qejfi për të”, është shprehur Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat