Pioli analizon fitoren dramatike dhe parashikon vuajtje të tjera për Milan-in

Futboll

Pioli analizon fitoren dramatike dhe parashikon vuajtje të tjera për Milan-in

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:05
Stefano Pioli

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, nuk i ka fshehur vështirësitë që ka patur Milan kundër Udinese-s, por është shprehur gjithsesi i kënaqur pas fitores dramatike të marrë kundër bardhezinjve.

"Ka qenë një ndeshje me intensitet të madh, ata na kanë vënë në vështirësi në aspektin fizik, ishim pak në emergjencë, por kemi bërë 20 gjuajtje në portë dhe kemi krijuar shumë raste të rrezikshme", ka thënë Pioli.

Nuk kanë munguar elozhet e radhës për Ibrahimovic: "Na ka sjellë më shumë karakter dhe vendosmëri".

Pioli ka shpjeguar se goli i papritur i friulanëve "na ka dhënë kthjelltësi, kundërshtarët tanë e mbulonin shumë mirë fushën dhe ne na duhej të lëviznim më shumë dhe të kishim ndonjë lojtar më afër Ibrës. Fatmirësisht, Donnarumma na ka dhënë një dorë, është një portier i madh".

Kthesa pas humbjes 5-0 ndaj Atalanta-s: "Shpirti nuk na ka munguar asnjëherë, episodi i Bergamos nuk duhej të ndodhte, ka qenë ndeshja më e keqe e sezonit. E dimë se nuk do të fitojmë kurrë ndeshje të lehta dhe do të duhet të punojmë gjithmonë me kujdes deri në minutën e 95-të".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat