Krzysztof Piatek refuzon kalimin te Newcastle

Futboll

Krzysztof Piatek refuzon kalimin te Newcastle

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:31
Krzysztof Piatek refuzon kalimin te Newcastle

Krzysztof Piatek refuzon kalimin te Newcastle. Edhe pse klubi bardhezi plotësonte kërkesat financiare si të Milanit, që mban pronësinë e të drejtave sportive të futbollistit ashtu edhe të vetë sulmuesit polak, sërish Piatek i ka thënë jo “qymyrxhinjve”.

Pas mbërritje së Ibrahmoviç te Milan, Piatek ndihet jashtë projektit dhe ka nisur të mendojë për një transferim të mundshëm.

Newcastlle ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro dhe një rrogë më të mirë nga se e ka te kuqezinjtë, por polaku ka refuzuar menjëherë, pasi kërkon një skuadër që të luajë në “Champions League” këtë vit ose të paktën të jetë sezonin tjetër.

Kështu, marrëveshja është prishur pa filluar ende! Milani e vlerëson Piatekun rreth 30 milionë euro, për të mos dalë me humbje duke qenë se janarin e shkuar e bleu 35 milionë euro. Këtë sezon, Piatek ka shënuar 5 gola, 4 në kampionat dhe 1 në kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat