Milani ka rifituar besimin prej tij, Zlatan Ibrahimovic flet pas fitores

Futboll

Milani ka rifituar besimin prej tij, Zlatan Ibrahimovic flet pas fitores

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:33
Pamje nga ndeshja

Zlatan Ibrahimovic duket se ka rizgjuar Milanin. Pavarësisht se ditën e sotme suedezi nuk shënoi, ai ishte për 90 minuta në lojë, duke ndihmuar shokët e tij në sulm në fitoren dramatike të arritur përballë Udineses.

Pas ndeshjes, gjiganti i sulmit foli për mediat duke u shprehur: “Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja, sepse duhet të tregonim vazhdimësi pas triumfit në Cagliari, në mënyrë që të ngjitemi edhe në renditje. Nuk ishte ndeshja më e mirë. Ishte e vështirë, pasi e nisëm keq, duke pësuar gol. Kjo fitore na ka ndihmuar shumë nga ana psikologjike dhe na ka bërë që të kemi akoma më shumë besim. Gjeja më me rëndësi sot ishte të merrnim fitoren dhe ne ia arritëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat