‘Mallkimi’ i janarit, Inter dështon përsëri

Futboll

‘Mallkimi’ i janarit, Inter dështon përsëri

Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:06
Foto

‘Mallkimi’ i janarit vazhdon të përndjekë skuadrën e Interit, që nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1:1 si mysafir i Lecce.

Skuadra e Antonio Conte barazoi me të njëjtin rezultat edhe ndaj Atalantas javën e kaluar, duke i dhënë mundësi Juventusit të rimerrte pozitën e parë dhe tashmë të thellojë diferencën në +4.

Zikaltërit dominuan edhe në sfidën e sotme, por golin e gjetën në gjysmën e dytë përmes të riut Alessandro Bastoni (72’).

Por kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Marco Mancosu (77’) shëoni për rezultatin përfunditmar 1:1.

Inter mbetet në pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se Juve që do ta zhvillojë ndeshjen sonte ndaj Parmas. Leccer ndërkaq tubon 16 pikë në vendin e 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat