Lojtari nga Kosova në fanellën e Bayernit, shkatërruan Hertha-n

Futboll

Lojtari nga Kosova në fanellën e Bayernit, shkatërruan Hertha-n

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:24
Lojtari nga Kosova në fanellën e Bayernit, shkatërruan Hertha-n

Bayerni nga Munihu e ka nisur furishëm pjesën e dytë të kampionatit, me fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Hertha-s në Berlin.

Vendasit nuk kishin as forcë që t'i bënin ballë bavarezëve, sidomos në 45 minutat e dytë kur u shënuan të gjitha golat.

Serinë e golave e hapi Thomas Muller në minutën e 60-të, për të vazhduar pastaj Robert Lewaandowki (73'-nga penalltia), Thiago Alcantara (75') e Ivan Perishiç (84').

Futbollisti nga Kosova, Leon Dajaku, është aktivizuar në minutën e 80-të për Bayernin. Sulmues shqiptar shijoi dhjetë minuta, fitoren e thellë të kampionit gjerman.  

Bayerni renditet në vend të dytë me 36 pikë, katër me pak se lideri Leipzig dhe Herha është në pozitën e 14-të me 19 pikë pas 19 jave të luajtura në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat