Publikohet nota e mbrojtësit të Kosovës pas ndeshjes në Itali - Bota Sot
Publikohet nota e mbrojtësit të Kosovës pas ndeshjes në Itali

Futboll

Publikohet nota e mbrojtësit të Kosovës pas ndeshjes në Itali

Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:29
Publikohet nota e mbrojtësit të Kosovës pas ndeshjes në Itali

Hellas Verona vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin elitar italian, Serie A

Hellas Verona vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin elitar italian, Serie A.

Skuadra e Ivan Juric sot ka nxjerrë një barazim të madh në udhëtim te Bologna.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Renato Dall'Ara', rezultati përfundimtar ishte 1:1, ku mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Veronën.

Rrahmani luajti në qendër të mbrojtjes për mrekulli, derisa nga 'WhoScored' u vlerësua me notën 7.0.

Nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, por që u largua herët nga loja shkaku i një lëndimi.

Ndryshe, pas këtij barazimi, Hellas Verona mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 26 pikë, kurse Bologna në vendin e 12-të me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat