Kupa e Francës: Sarabia i jep fitoren Parisit në fund

Futboll

Kupa e Francës: Sarabia i jep fitoren Parisit në fund

Më: 19 janar 2020 Në ora: 23:25
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 në 1/16-ën e Coupe de France ndaj Lorient gjatë mbrëmjes së diel.

Thomas Tuchelka përdorur rotacionin për këtë sfidë, një prej emrave të vetëm që nuk ka pushuar ka qenë Mauro Icardi, i cili ka luajtur në sulm përkrah Draxler.

Miqtë kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë mundësi shënimi, por si rrallëherë nuk janë treguar të saktë përpara portës.

Ndërkohë Lorient e ka mbyllur sfidën me asnjë goditje në portë teksa goli i vetëm i takimit është shënuar nga Sarabia në minutën e 80’.

Një fitore e merituar e kryeqytetasve të cilët kalojnë në fazën e 1/8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat