Real Madrid pretendoi anulimin, Monchi kërcënon: “Do ta nxirrja ekipin nga fusha…!”

Futboll

Real Madrid pretendoi anulimin, Monchi kërcënon: “Do ta nxirrja ekipin nga fusha…!”

Më: 19 janar 2020 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Pas disfatës 2-1 ndaj Real Madrid, me një gol të anulluar në pjesën e parë nga VAR dhe një tjetër të akorduar por aq shumë të kontestuar nga madrilenët, drejtori teknik i Sevillas, Monchi ka shpërthyer ndaj arbitrimit, sipas tij subjektiv.

Pasi u konsultua me Video Asistentin, arbitri anulloi golin e parë të realizuar nga Sevilla me Luuk de Jong, me një goditje me kokë, për një faull ndaj Eder Militao të Nemanja Gudelj.

“Të gjithë e panë atë aksion. Është diçka që ndodh në një ndeshje, por nga ai moment nuk ka asnjë analizë teknike apo taktike. Unë refuzoj ta analizoj ndeshjen teknikisht apo taktikisht, sepse ky moment është vendimtar dhe është absurde të vijoj me analizën”.

“Nëse arbitri do të kishte anulluar edhe golin e dytë, atëherë unë do të kisha zbritur në fushë dhe do të kisha detyruar ekipin të dilte nga fusha”, deklaroi Monchi, pas kontestimeve nga ana e Real Madrid për atë gol të De Jong në pjesën e dytë, me pretendimin e një prekje të topit me dorë nga Munir El Haddadi në aksionin e golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat