Barcelona e bëri me Setien diçka që nuk e kishte bërë që nga Guardiola - Bota Sot
Barcelona e bëri me Setien diçka që nuk e kishte bërë që nga Guardiola

Futboll

Barcelona e bëri me Setien diçka që nuk e kishte bërë që nga Guardiola

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:02
Quique Setien

Quique Setien tashmë ka filluar të lë shenjën e tij në ekipin e Barcelonës.

Ndeshja e tij e parë në krye pa që klubi katalanas të regjistronte statistikat e tyre më të mira të pasimit për sezonin aktual, me 921 nga 1.005 pasimet e përfunduara.

Ky është totali më i lartë i pasimeve të Setien në La Liga, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm të 719 nga 788 të kompletuar me Real Betis.

Nuk ndalet këtu. Është gjithashtu totali i tretë më i lartë që kur Opta filloi të regjistrojë statistikat e pasimeve në edicionin 2008/09 – i pari i Pep Guardiola si trajner i tyre.

Rekordi i Barcelonës është 962 pasime të përfunduara në një ndeshje kundër Levante në sezonin 2010/11.

Barcelona gjithashtu kishte 82.6 përqind posedim kundër Granada – përqindja e tyre e tetë më e lartë që prej fillimit të regjistrimit të Opta. As skuadrat e Luis Enrique dhe as Ernesto Valverde nuk kishin më shumë posedim sesa mbrëmë me Setien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat