Interi rrit interesimin për Eriksenin, Tottenhami i do 18 milionë euro

Futboll

Interi rrit interesimin për Eriksenin, Tottenhami i do 18 milionë euro

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:07
Erikssen

Zikaltrit duan të llogarisin në shërbimet e Christian Eriksenin për ndeshjen e së dielës ndaj Cagliarit

Interi e ka rritur interesimin për Christian Eriksenin, shkruan Gazeta Express.

Klubi italian synon ta transferojë mesfushorin danez në afatin kalimtar të janarit.

Madje, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se “Nerazzurri” shpresojnë që ta kenë në dispozicion përfaqësuesin danez qysh fundjavën që vjen.

Mirëpo, Tottenhami nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga ylli i tij.

Nënkampioni evropian i kërkon 18 milionë euro për futbollistin, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Interi ka mbetur katër pikë prapa liderit, Juventus dhe do të mundohet ta bindë Tottenhamin që t’ia shesë danezin.

Zikaltrit duan të llogarisin në Eriksenin për ndeshjen e së dielës ndaj Cagliarit.

Mesfushori kreativ pritej të largohej nga Londra gjatë verës, por nuk kishte arritur ndonjë ofertë serioze në drejtim të tij.

Tottenhami dëshiron ta shesë atë këtë muaj për të mos e humbur pa para gjatë verës që vjen, kur edhe do t’i skadojë kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat