Dorëzohet Guardiola: Titulli është i pamundur - Bota Sot
Dorëzohet Guardiola: Titulli është i pamundur

Futboll

Dorëzohet Guardiola: Titulli është i pamundur

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:32
Guardiola

Pep Guardiola ka pranuar humbjen në garën e titullit të Premierligës.

Skuadra e tij e Manchester Cityt ishte në gjendje vetëm të barazonte me Crystal Palace të shtunën, duke i lënë ata 16 pikë pas Liverpool në krye.

“Ne bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe fatkeqësisht në fund humbëm dy pikë sepse nuk mund të ndalonim kundërsulmin”, tha Guardiola pas barazimit 2-2 në të cilën ata pranuan një gol të vonë, transmeton lajmi.net.

“Por ne duhet të vazhdojmë, ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ne duhet të përpiqemi të sigurojmë vendin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.

City janë 14 pikë mbi vendin e pestë që mbahet nga Manchester United.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat