Dorëzohet Pep Guardiola në garën për titull

Futboll

Dorëzohet Pep Guardiola në garën për titull

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:58
Pep Guardiola

Skuadra e Pep Guardiolës, Mançester Siti ishte në gjendje vetëm të barazonte me Kristal Pallasin, duke i lënë ata 16 pikë pas Liverpulit në krye të Premier Ligës.

“Ne bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe fatkeqësisht në fund humbëm dy pikë sepse nuk mund të ndalonim kundërsulmin. Por ne duhet të vazhdojmë, ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ne duhet të përpiqemi të sigurojmë vendin për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm,” tha Guardiola pas barazimit 2-2 në të cilën ata pranuan një gol të vonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat