Shaqiri flet për lëndimin e tij, ka shenja të mira

Futboll

Shaqiri flet për lëndimin e tij, ka shenja të mira

Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:37
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po synon të rikthehet shpejt në skuadër pasi humbi fitoren e fundjavës ndaj Manchester United-it për shkak të një dëmtimi të vogël.

Sulmuesi i Liverpoolit mungoi në fitoren 2-0 të Premier Leagues në Anfield pasi ndiente dhimbje, por mezi pret që shumë shpejt të kthehet përsëri në dispozicion.

“Është thjesht një lëndim i vogël, kam pasur një problem të vogël në stërvitje,” tha Shaqiri për Liverpoolfc.com të hënën në mëngjes.

“Kështu që shpresoj se mund të kthehem më vonë këtë javë. Le të shohim, nuk mund të them tani por do të jetë mirë.”

Shaqa ishte si zëvendësues në ndeshjen e mëparshme të Redsit kundër Tottenhamit për paraqitjen e tij të 10-të të sezonit.

Dhe Shaqiri tani dëshiron të lërë mbrapa dëmtimet dhe të kontribuojë pasi skuadra e Jürgen Kloppit, do të garojë për Premier League, Champions League dhe FA Cup në gjysmën e dytë të sezonit.

“Nuk kam pasur shumë ritëm duke luajtur. Më ka munguar edhe para-sezoni dhe ka pasur arsye të ndryshme pse kam pasur ca lëndime ndoshta,” shtoi zvicerani.

“Unë jam duke qëndruar pozitiv dhe ende përpiqem të kem mundësinë të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin“, tha në fund ylli nga Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat