Amir Rrahmani lojtar i Napolit

Futboll

Amir Rrahmani lojtar i Napolit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:16
Amir Rrahmani

Tashmë është gjithçka zyrtare, Amir Rrahmani do të jetë lojtar i Napolit në verë.

Përmes një komunikate të lëshuar, Hellas Verona ka konfirmuar se nga 30 qershori 2020, mbrojtësi kosovar do të jetë pjesë e klubit napoletan.

Napoli do ta huazojë edhe për gjashtë muaj Rrahmanin te Hellas, ndërsa në verë ai do të jetë pjesë e skuadrës që udhëhiqet nga Gattuso.

Shifrat nuk janë përmendur nga asnjëra palë, por thuhet se ky operacion ka kushtuar 14 milionë euro.

25-vjeçari do të përfitojë 1.8 milion euro në sezon te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat