Manchester City e fali dikur, vjen huazimi i 7-të në karrierë: Bundesliga 2!

Futboll

Manchester City e fali dikur, vjen huazimi i 7-të në karrierë: Bundesliga 2!

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:26
John Guidetti

Duhet të ishte një "diamant" i Manchester City, por e gjen vetën në huazimin e shtatë në karrierë, pasi siç duket askush nuk i beson... Veç Alaves, që pagoi 4 mln euro te Celta Vigo, e cila e mori falas nga Manchester City. Pikërisht klubi anglez besonte te sulmuesi, edhe pse gjatë kohës në Britani e huazoi disa herë për të provuar t'i jepte mundësi të rritej!

E kot, sepse John Guidetti, sulmuesi i Suedisë (vetëm 3 ndeshje me kombëtaren) nuk shpërtheu kurrë. Tani, aventura e re, për gjashtë muaj, në Gjermani. Bundesliga 2 dhe firma me Hannover, pasi është në pronësi të Alaves. Guidetti është 27 vjeç, por duket sikur ka 20 vjet në futboll!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat