Agim Ademi takohet me Sejdinin, flasin për ndeshjen Kosovë-Maqedoni

Futboll

Agim Ademi takohet me Sejdinin, flasin për ndeshjen Kosovë-Maqedoni

Më: 20 janar 2020 Në ora: 16:54
Agim Ademi dhe Muhamed Sejdini

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluan një takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, presidenti Ademi dhe homologu i tij Sejdini diskutuan për të koordinuar veprimet për organizim sa më të mirë të ndeshjes gjymëfinale të “play-off”-it për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 26 mars.

Presidenti Ademi kërkoj nga homologu i tij që të bëjë maksimumin për të rritur numrin e biletave që do të jenë në dispozicion për shikuesit nga Kosova.

Të dy presidentet dhe bashkëpunëtorët e tyre diskutuan edhe specifika tjera teknike për organizimin e ndeshjes si dhe mundësi të ndryshme për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat