Bale ia jep një tjetër goditje Real Madridit: Nuk largohem, deri në skadim të kontratës

Futboll

Bale ia jep një tjetër goditje Real Madridit: Nuk largohem, deri në skadim të kontratës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:53
Gareth Bale

Uelsiani nuk e ka në plan që të largohet nga kryeqyteti spanjoll edhe për dy vite të tjera

Gareth Bale, raportohet se i ka thënë Real Madridit se ai nuk e ka asnjë synim largimin nga skuadra deri në përfundimin e kontratës së tij më 2022, ku do të largohet pa para nga Los Blancos.

Sipas asaj që raporton Mirror, uelsiani i ka të ngrira marrëdhëniet edhe me trajnerin Zinedine Zidane edhe me tifozët e Los Blancos, por qëllimi i tij është të rrijë në skuadër deri në fund të kontratës.

Lajmi është një goditje për Real Madridin, të cilët dëshirojnë që ta largojnë lojtarin për shkak të pagës së lartë që ka, duke gjetur një zëvendësim markantë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat