Interi arrin marrëveshje me Moses

Futboll

Interi arrin marrëveshje me Moses

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:55
Victor Moses

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka konfirmuar për Sky në Itali në orën e fundit që klubi nga Serie A ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e krahut te Chelsea, Victor Moses.

“Është arritur një marrëveshje në princip me Chelsea për Victor Moses. Ne po bëjmë analizat këtë moment”, ka thënë ai.

Në të njëjtën kohë, Ausilio ka folur edhe për arritjen ndonjë marrëveshje të mundshme me mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen.

“Eriksen është një lojtar i rëndësishëm. Ne kemi dërguar një ofertë zyrtare dhe tani po presim”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat