Arsenali afër transferimit të yllit të Bayernit?

Futboll

Arsenali afër transferimit të yllit të Bayernit?

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:12
Jerome Boatengu

Jerome Boatengu nuk po luan standard te Bayern Munich, andaj në këtë verë mund të ndryshojë ambient.

Arsenali ka kohë që po tenton në transferimin e Boatengut, por që duhet të presin deri në afatin kalimtar veror.

Kampioni i Bundesligës ka bërë të ditur se lojtari nuk largohet në këtë afat, andaj Topçinjtë mund t’i sigurojnë shërbimet e tij në këtë afat.

Boateng ka shprehur tashmë dëshirën që të largohet nga Allianz Arena, derisa të interesuara për të janë edhe disa klube të tjera.

Arsenali vazhdon të jetë favorit për transferimin e gjermanit, kontrata e të cilit skadon qershor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat