Setien kërkon sulmues të ri te Barcelona, përforcimi i madh vjen nga Arsenal?

Futboll

Setien kërkon sulmues të ri te Barcelona, përforcimi i madh vjen nga Arsenal?

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:44
Setien kërkon sulmues të ri te Barcelona, përforcimi i madh vjen nga Arsenal?

Barcelona dëshiron të përforcohet me një sulmues gjatë këtij afati kalimtar të janarit për të zëvendësuar mungesën e Luis Suarezit.

Ylli uruguaian do të mungojë për katër muaj për shkak të lëndimit dhe trajneri i ri Quique Setien dëshiron të sjell një sulmues me përvojë si partner i ri për Leo Messi e Antoine Griezmann.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se objektivi i ri për “numër 9” te Barcelona e Setien është ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ..

Gjendja aktuale e Arsenalit shkon në favor të Barcelonës për blerjen e reprezentuesit të Gabonit i cili ka realizuar 14 gola në 22 ndeshje në Premierligë gjatë sezonit 2019-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat