Nëna e Emiliano Sala: Dhimbje e papërshkrueshme dhe e paharrueshme

Futboll

Nëna e Emiliano Sala: Dhimbje e papërshkrueshme dhe e paharrueshme

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:08
Sala dhe nëna

Ka kaluar më shumë se një vit nga tragjedia, e cila ia mori jetën Emiliano Salas, ish-sulmues i ekipit francez Nantes.

Ish-futbollisti argjentinas ishte viktimë e një aksidenti ajror derisa ishte duke shkuar në Cardiff, ku do ta fillonte një eksperiencë të re futbollistike.

Mediumi i njohur francez “L’Equipe” e ka intervistuar nënën e argjentinasit të pafat, e cila ka thënë se po e përjeton një “dhimbje që është e pamundur të harrohet dhe të shuhet”.

Image

 

Familja Sala shpreson që rasti të mbyllet sa më shpejtë dhe që të sqarohen një herë e përgjithmonë shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat