Llapi fiton miqësoren ndaj Tërbunit

Futboll

Llapi fiton miqësoren ndaj Tërbunit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:36
Skuadra e Llapit

Skuadra e Llapit ka triumfuar në miqësoren e dytë të zhvilluar në Shqipëria, derisa këtë heerë për kundërshtarë kishte skuadrën e Tërbunit.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat 4-2 në sfidën e zhvilluar në kompleksin internacional Tirana.

Në këtë sfidë shkëlqeu futbollisti i talentuar i kësaj skuadre Valmir Veliu, i cili realizoi dy gola, ndërkohë me nga një tjetër kontribuan edhe Mentor Zhdrella dhe ardhja e fundit  kësaj skuadre Ersil Ymeri.

Në këtë ndeshje Llapi startoi me këtë përbërje: Giacomo Nava, Nertil Hoxhaj, Elvis Prençi, Ardian Hoti, Hajdin Salihu, Alban Shabani, Arbnor Ramadani, Mentor Zhdrella, Valmir Veliu, Kastriot Selmani, Jasmin Raboshta.

Pak ditë më parë llapjanët zhvilluan një ndeshje kontrolluese me ekipin e Egnatias. Sfidë të cilën “Legjendat” e humbën me rezultat të pastër 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat