Teuta gjen goleadorin

Futboll

Teuta gjen goleadorin

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:01
Teuta gjen goleadorin

Pas pak muajsh në Ukrainë me Vorskla Poltavën, Rubin Hebaj rikthehet në Kategorinë Superiore, pasi sot ka nënshkruar me skuadrën e Teutës, ku do të tentojë të bëjë goleadorin në një ekip ku kanë dështuar shumë sulmues gjatë kësaj kohe.

Djaloshi shkodran u transferua në verë në Ukrainë, pas një sezoni jo prej protagonisti me fanellën e Partizanit, ndërsa në fund të vitit të kaluar u rikthye në shtëpi dhe negocioi me disa skuadra, por në fund zgjodhi durrsakët.

Mësohet se për Hebajn ka këmbëngulur shumë tekniku Edi Martini, që më herët kishte larguar nga ekipi sulmuesit Nikaç e Khalid, që nuk kishin bindur gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat