Januzaj pritet të transferohet në Serie A, këto skuadra shprehin interesim për të

Futboll

Januzaj pritet të transferohet në Serie A, këto skuadra shprehin interesim për të

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:47
Adnan Januzaj

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, dëshiron të largohet nga Real Sociedad dhe planifikon të ardhmen e tij në kampionatin italian.

Interesim për anësorin kanë shprehur Roma, por edhe Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dirk de Vriese.

Gjatë një prononcimi për Calciomercato.com, ai ka dhënë detaje në lidhje me interesimin për Januzajn.

“Po, sigurisht”, u përgjigj De Vriese në pyetjen nëse Januzaj ka zgjuar interesim nga Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat