Limaj te Kukësi deri në verën e 2021-it!

Futboll

Limaj te Kukësi deri në verën e 2021-it!

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:26
Limaj te Kukësi deri në verën e 2021-it!

 

Kukësi blindon xhevahirin e mesfushës. Për të shmangur interesin e klubeve kroate por edhe për të përfituar sa më shumë para nga shitja e tij në të ardhmen, klubi verilindor i ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2021, mesfushorit Vesel Limaj.

Lajmi është publikuar nga vetë klubi verilindor në faqen zyrtare. 23-vjeçari kishte kontratë me Kukësin deri në fund të këtij sezoni por me marrëveshjen e re bashkëpunimi mes palëve është zgjatur edhe për një vit e gjysmë.

Sëfundmi për Limajn ka shfaqur interes klubi kroat i Osijek. Vesel Limaj është një lojtar stabël në formacionin e Kukësit.

23-vjeçari aktivizohet rregullisht nga Shpëtim Duro, në këtë sezon ai numëron 14 paraqitje dhe një gol ndërkohë që ka munguar në 3 takimet e tjera të kampionatit pikërisht për shkak të një dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat