FFM dhe FFK, takim koordinativ në Shkup

Futboll

FFM dhe FFK, takim koordinativ në Shkup

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:31
FFM dhe FFK, takim koordinativ në Shkup

Në "Shtëpinë e Futbollit" krerët e Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) zhvilluan takim koordinativ në lidhje me organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të play offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2020 në të cilën do të përballen përfaqësueset e Maqedonisë dhe Kosovës.

Në mbledhjen e zhvilluar në Shkup, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini drejtoi trupin koordinativ të cilin e formoi federata jonë dhe pjesë e së cilës janë edhe nënkryetari i FFM-së, Llazar Rakixhiev dhe anëtari i Këshillit Drejtues të FFM-së, Borçe Llazarevski.

Detyrat e këtij grupi janë udhëheqja dhe koordinimi i aktiviteteve të caktuara në lidhje me organizimin e ndeshjes bashkë me Federatën e futbollit të Kosovës.

Mysafirët nga Prishtina u përfaqësuan nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Dy presidentët dhe përfaqësuesit e tyre folën për detajet teknike rreth organizimit të ndeshjes më 26 mars në Shkup, mënyrën e shitjes dhe ndarjes së biletave dhe bashkëpunimin me dy Ministritë e Punëve të Brendshme të dy vendeve bashkë me trupin e UEFA-së për siguri dhe integritet./ffm.mk/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat