Mourinho fton Eriksen edhe për ndeshjen e së mërkurës

Futboll

Mourinho fton Eriksen edhe për ndeshjen e së mërkurës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:52
Futbollisti Erikssen

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka vendosur që ta përfshijë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Tottenahm kundër Norwichi

Raportet në Itali kanë shkruar që agjenti i Eriksen është takuar me Spurs për të zgjidhur marrëveshjen me Interin sot, por trajneri portugez ka vendosur ta involvojë danezin kundër kanarinave në Londër të mërkurën.

Ai drejtoi gishtin kah Inter kur foli për tregun e transferëve dhe mundësinë e largimit të Eriksen tek kaltërzinjtë.

“Mund të ju them se kam një lajm të madh për ju, sepse çdo ditë është një ditë e mrekullueshme”, tha ai para ndeshjen në konferencë për gazetarë. “Dua të them se puna e madhe i bën të tilla, njerëzit janë bërë të varur nga ekranet, por edhe kjo është e mahnitshme. Mirëpo, për ne, ne jemi shumë të varfër me lajme”.

“Ne jemi të varfër për dy arsye: e para për shkak se ne blejmë lojtarë të ri çdo ditë dhe e dyta për shkak se unë jam një lloj individi që refuzon të flet për lojtarët e klubeve tjera, të cilën gjë disa menaxher janë të lumtur ta bëjnë”.

“Unë nuk e bëj, kështu që çdo emër që do ta përmendi, do të them që ai lojtar i takon klubit A, B apo C. Unë nuk flas për lojtarët e klubit A, B apo C”.

“Në lidhje me Christianin, përgjigja nuk është e mirë për ju. Por kjo është përgjigja dhe përgjigja është se ai do të jetë në formacion nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat