Tusuni largohet nga Vëllaznimi, ka disa oferta

Futboll

Tusuni largohet nga Vëllaznimi, ka disa oferta

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:05
Tusuni largohet nga Vëllaznimi, ka disa oferta

Futbollisti Alban Tusuni largohet nga skuadra me renome Vëllaznimi nga Gjakova. Mbrojtësi i majtë konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka disa oferta por ende nuk ka vendosur, për faktin se do të shikojë cila është më e mira prej tyre.

Tusuni është futbollist me përvojë, të cilin disa skuadra e kanë në shënjestër.

Ai nuk jep emrat e skuadrave me të cilat po negocion por sipas tij, shumë shpejt do të vendos për të ardhmen e tij.

Në anën tjetër iu është falënderues skuadrës gjakovare me të cilën kaloi një periudhë, kur kihet parasysh se gjatë vjeshtës ky kolektiv kaloi krizën më të rëndë që mbahet mend në historinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat