Shaqiri: Vetëm gjarpërinjtë apo krokodilët që nuk kanë pjellë!

Futboll

Shaqiri: Vetëm gjarpërinjtë apo krokodilët që nuk kanë pjellë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:20
Shaqiri: Vetëm gjarpërinjtë apo krokodilët që nuk kanë pjellë!

Është shqetësuese për secilin qytetar që e sheh fushën e futbollit në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, se në çfarë gjendje është. Fusha është në gjendje të tmerrshme, është e gërditshme ta shohësh se si therrat e kanë mbuluar dhe po ashtu edhe përreth saj.

Është turp që një fushë e futbollit të vije në këtë derexhe dhe askush nuk e di se si do të veprohet me të. Ish futbollisti ferizajas, Qerim Shaqiri, aktualisht trajner i Vizionit, shpreh brengën e tij, se si ka mbetur kjo fushë, që dikur i kishte të gjitha parakushtet për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, ndërsa sot është trishtim të ecësh nëpër të dhe të hasesh edhe në pengesa të mëdha, nga therrat që janë rritur aty!  

“Fotografia është dëshmia më e mirë se në çfarë gjendje e kanë pru fushën.  Është demoluar gjithçka, që nga teshatoret po ashtu edhe restoranti që ka qenë, po ashtu edhe fusha nuk i ngjan as livadhit as fushave të fshatit. Është gjynah kur e sheh fushën e futbollit se çfarë niveli ka rënë, as në këmbë nuk ecët”, tha Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

A ka shpresa se do të intervenohet me rregullimin e kësaj fushe, dikur ndër më të mirat në vendin tonë? “Askush nuk e di, nuk jam në rrjedha.

Nuk ka gjasë as të stërvitet, vetëm që nuk kanë pjellë gjarpërinjtë apo krokodilët. Fusha është përtej mjerimi. Nuk e besoj që do të aftësohet edhe pse nuk jam në rrjedha, sepse nga kompetentët nuk lypet asnjë këshillë dhe asnjë bisedë rreth mirëmbajtjes, rikthimit të kësaj fushë në gjendje të mëparshme”, përfundon Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat