Javier Hernandez Chicharito, lojtar i La Galaxy

Futboll

Javier Hernandez Chicharito, lojtar i La Galaxy

Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:31
Chicharito

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester United, Javier Hernandez Chicharito, është futbollisti më i ri i La Galaxy.

Kështu ka konfirmuar klubi amerikan përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Meksikani ka nënshkruar me skuadrën nga qyteti i Los Angjelosit, për t’i ndihmuar këta të fundit në arritjen e objektivave të edicionit të ri.

Kujtojmë se ai nuk është i vetmi futbollist i njohur nga futbolli evropian që karrierën do ta vazhdojë në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat