Çmendet Mourinho, do Mbappen në huazim te Tottenhami

Futboll

Çmendet Mourinho, do Mbappen në huazim te Tottenhami

Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:11
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur para ndeshjes së ditës së nesërme kundër Norwich. Portugezi u pyet në lidhje me merkaton dhe sulmuesin Edison Cavani. Ai nuk ka preferuar të flasë, pasi mendon se do të ishte mungesë respekti ndaj PSG-së. 

"Edison Cavani është një lojtar i PSG-së. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Leonardon dhe presidentin Nasser Al-Khelaifi. Marrëdhënie që janë të bazuara në respekt dhe për të ruajtur marrëdhënie të tilla nuk duhet të flas për një lojtar të tyre. 

"Nëse doni një batutë, meqë i kam miq, do të doja të më jepnin Mbappen në formë huazimi", - tha Mourinho me shaka. Dëmtimi i Harry Kane ka lënë "Spursat" të zbuluar në sulm dhe skuadra londineze po e vuan jo pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat