Lazio eliminohet nga Kupa e Italisë, Napoli në gjysmëfinale

Futboll

Lazio eliminohet nga Kupa e Italisë, Napoli në gjysmëfinale

Më: 21 janar 2020 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Lazio është eliminuar nga Kupa e Italisë pasi që ka humbur sonte kundër Napolit San Paulo. Një gol i hershëm e Insigne në minutat e para të ndeshjes bëri që Napoli të fitojë takimin edhe pse pati një lojtar në fushë më pak për shkak se u përjashtua nga loja Elseid Hysaj

Napoli ka arritur të depërtojë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi që ka eliminuar Lazion me rezultat minimal, 1-0.

Kjo ndeshje u vendos me golin që u shënua në minutën e dytë nga Lorenzo Insigne, gol që ia dha kualifikimin napolitanëve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ishte një ndeshje tepër dinamike pas pësimit të golit dhe Lazio e kishte mundësinë ideale të kthehet në lojë pasi që në minutën e tetë te ndeshjes u akordua penallti për ta.

Mirëpo, nga pika e bardh dështoi të shënoi Ciro Immobile, pasi që topi i tij përfundoi jashtë portës derisa ai rrëshiti dhe e huqi totalisht penalltinë.

Për Napolin gjërat vështirësohen edhe më shumë pasi që në minutën e 19 ata do të mbesin me një lojtarë më pak.

Shqiptari, Elseid Hysaj do të shkaktonte ndërhyrje të palejuar në Immobilen. Ishte kartoni i dytë i verdhë i cili e përjashtoi mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga ndeshja.

Në pjesën e dytë, Lazio u mundua që të barazoi por ishin napolitanët ata që u mbrojtën shumë mirë.

Kjo është humbja e parë e Lazio pas 11 ndeshjeve duke e diskualifikuar atë nga Kupa e Italisë, një trofe që ajo e kishte fituar vitin e kaluar duke e mposhtur në finale Juventusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat