Babai i Cavanit tregon të ardhmen e birit të tij

Futboll

Babai i Cavanit tregon të ardhmen e birit të tij

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:20
Babai i Edinson Cavani

Babai i Edinson Cavani, ka deklaruar publikisht se biri i tij pëlqen të luajë në La Liga tek skuadra e Atletico Madridit.

Luis Cavani në programin televiziv spanjoll El Chiringuito është shprehur se djali i tij dëshiron të ndërroj ambient.

“Ai dëshiron të bashkohet me një klub tjetër në Evropë. Do të më pëlqente që ai të luaj në Atletico", tha fillimisht ai.

“Mendoj që ka një shans të mirë që ai ti bashkohet Atleticos në qershor. Ka shumë klube tjera të interesuara për të, por kur ia jepni fjalën tuaj një skuadre, ju duhet ta respektoni atë”.

“Por PSG nuk dëshiron që Cavani ta vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid. Nëse nesër ai është i disponueshëm dhe Atletico ende e dëshiron, unë mendoj se ai do të nënshkruaj për skuadrën spanjolle”, përfundoi Cavani.

Kujtojmë që Cavani është i lidhur tash e një kohë të gjatë me një largim të mundshëm nga PSG, dhe skuadra si Chelsea, Atletico Madrid dhe Manchester United janë të interesuara për sulmuesin nga Uruguai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat