Politano përfundon tek skuadra e Gattuso-s

Futboll

Politano përfundon tek skuadra e Gattuso-s

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:21
Mateo Politano

Pasi dështoi kalimi i tij në Romë, ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, Mateo Politano duket se do të ndërrojë destinacion dhe do të transferohet te Napoli, ku e pret me padurim Gattuso, pasi e sheh si ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis ka arritur akordin me Marottën për transferimin e lojtarit në huazim me detyrim blerjeje për shifrën e 25 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa tani po punohet për të arritur marrëveshjen edhe me vetë Politanon.

Në të dy kampet ka optimizëm, pasi Politano nuk dëshiron të qëndrojë akoma te Interi, për të ngrohur stolin dhe është gati të largohet për të luajtur, duke qenë se shpreson ende për një ftesë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat