Emri i tij është më i përfoluri, dikush e lartëson e dikush e thumbon, e dikush nuk do as fytyrën me i pa, është Arianit Ahmeti, që është shndërruar si “bombë atomike” për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Kur ta shikosh në pamje është i vogël me trup, por si barut dhe tejet dinamik, që nuk i dridhet as qerpiku i syrit.
Ahmeti është i shkarkuar edhe nga pozita e zëvendëssekretarit të FFK-së nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sipas tyre ka shkelur rëndë nenin 106 të Rregullores Disiplinore. A ka luajtur Ahmeti futboll ndonjëherë? Ahmeti ka luajtur në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit (1991-1998), kur Kosova ishte e sulmuar nga katër anët nga Serbia pushtuese.
Arianit Ahmeti, i pari në këmbë majtas
Ahmeti ka qenë edhe futbollist i Prishtinës dhe bashkëlojtarë me Afrim Tovërlanin, Avdullah Rafunën, Qazim Humollin, Ali Osmanin etj.
Një kohë ka luajtur në Besëlidhje të Prishtinës, 2 Korrik të Prishtinës. Sot vlerësohet si kundërshtari apo “armiku” më i madh i FFK-së.