Rrëfehet “ujku” i ri i Skënderbeut

Futboll

Rrëfehet “ujku” i ri i Skënderbeut

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:21
Rrëfehet “ujku” i ri i Skënderbeut, Agon Elezi

Skënderbeu fitoi derbin kundër Partizanit me rezultat 3:2. Një fitore që ngrohu më shumë se 4.000 tifozë, që ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në një ditë të ftohtë dimri.

Agron Elezi ishte një prej meritorëve për fitoren e skuadrës së tij. Ai tha se ka qenë një sfidë e vështirë.

“Ishte një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh faktin që përball kishim një ekip të fortë sikur Partizani, ekipi kampion në fuqi. Loja ishte shumë e bukur me një ritëm dhe intensitet shumë të lartë. Të gjithë lojtarët dhamë shumë mund që më në fund t’i merrnim tre pikët e merituara. Edhe pse mund ta kishim mbyllur ndeshjen shumë më herët me rastet e shumta që kishim”, deklaroi Agon Elezi, mesfushori i talentuar shkupjan, duke shtuar:

“Jam ndjerë mirë gjatë lojës edhe pse ishte ndeshje me emocione meqenëse stadiumi ishte i mbushur me tifozë dhe dita ditës po përshtatem shumë mirë me ekipën dhe shpresoj të vazhdoj kështu me këtë ritëm që të arrijë sa më shumë ndeshje me Skënderbeun këtë sezon”.

18-vjecari ka marrë shumë lavdata nga “Ujqërit e dëborës”për lojën e treguar dhe angazhimin në fushën e lojës.
“Korçaret janë njerëz shumë të kulturuar dhe fanatik për futbollin. I falënderojë shumë për mbështetjen që ma japin”, thotë Elezi.

Atij i pëlqen shumë qyteti i Korçës.
“Është një qytet i qetë dhe shumë simpatik”, përfundoi Agon Elezi
.
Skënderbeu pas javës së 18-të mbanë vendin e tetë me 24 pikë. /reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat