Real Madrid vazhdon me përforcime, talenti i ri kushton 54 milionë euro

Futboll

Real Madrid vazhdon me përforcime, talenti i ri kushton 54 milionë euro

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:37
Real Madrid

Real Madrid ka identifikuar një tjetër përforcim të ri nga futbolli brazilian.

Real Madrid është i gatshëm të realizojë përforcime të tjera nga futbolli brazilian.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” pas blerjes së Reinier për 30 milionë euro, janë në bisedime me Flamengon për një tjetër talent të madh.

Bëhet fjalë për sulmuesin e ri 19 vjeç, Lincoln, i cili paraqitet për Flamengon dhe ekipin U-20 të Brazilit.

Në mars 2018, Flamengo vazhdoi kontratën me Lincoln deri në vitin 2023.

Në marrëveshjen e re është caktuar klauzola që ia mundëson largimin nga klubi për një shifër prej 54 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat