Lavdrim Skënderi rikthehet te KF Gostivari

Futboll

Lavdrim Skënderi rikthehet te KF Gostivari

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:45
Lavdrim Skënderi rikthehet te KF Gostivari, do ta bartë numrin 9

Lavdrim Skenderi është lojtar i ri i KF Gostivari, ka njoftuar faqa e klubit të Gostivarit. Sulmuesi tetovar nga Renova është rikthyer te Gostivari ku luante me shumë sukses.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020. Skenderi bëhet përforcimi i shtatë i skuadrës së Gostivarit, që ka ambicie për të arritur rezultate sa më të mira në ligën e dytë – Perëndim.

Kryesia e Gostivarit, e cila po tregohet mjaftë aktive më këtë afat kalimtar, deri tani ka sjell këto lojtarë: Miroslav Jovanovski, Musli Lika, Xhemal Esati, Ensar Luma, Besar Rexhepi dhe Hasip Loki.

“Vazhdojmë tutje. Nuk do të ndalemi. Do të sjellim edhe lojtarë të tjerë, sepse ambiciet tona janë të bëhemi skuadër cilësore”, deklaroi Vlerim Iseni, kryetar i klubit./reshat ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat