Stoffler flet për lojtarin e Kosovës që luan për Bayernin e madh

Futboll

Stoffler flet për lojtarin e Kosovës që luan për Bayernin e madh

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:46
Stoffler flet për lojtarin e Kosovës që luan për Bayernin e madh

I lindur në Waiblingen me prindër shqiptarë, Dajaku kishte qenë pjesë e akademisë së Stuttgartit që nga mosha 13-vjeçare, pasi kishte kaluar pak kohë me Spsvgg Rommelshausen dhe FSV Waiblingen. Adoleshenti kishte qenë mbresëlënës me numrin e golave të shënuara qysh në fillim të karrierës, shkruan faqja e Bundesligës.

Stuttgarti e mbylli sezonin 2017/18 të Bundesligës U17 në pozitën e dytë, me baras pikë me liderin Bayernin por me dallim më të vogël në gola, ndërsa Dajaku ishte golashënuesi më i mirë me 23 gola.

Në sezonin 2018/19 ai u ngrit në nivelin më të lartë të futbollit për të rinj në Gjermani, dhe i shënoi 11 gola në 24 ndeshje të Bundesligës u19. Dajaku iu bashkua Bayernit pasi e fitoi Kupën e DFB-së U19 me Stuttgartin.

“Leoni ishte lojtari i parë dhe i vetëm që e kam parë që e ka marrë topin nga nisja e ndeshjes dhe ka shënuar menjëherë. Ai është teknikisht shumë i fortë, veçanërisht kur është kundër një lojtari”, ka thënë trajneri i kampit të DFB-së, Pascal Stoffler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat