Zidane kërkon medoemos ta fitojë këtë trofe

Futboll

Zidane kërkon medoemos ta fitojë këtë trofe

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:58
Zidane kërkon medoemos ta fitojë këtë trofe

Zinedine Zidane ka një arsye shtesë ta fitojë trofeun e Copa del Rey me Real Madridin.

Zidane ka arritur dy herë në finalen e Copa del Rey si futbollist, por është një nga pak gara të cilat nuk i ka fituar.

Humbjet nga Deportivo La Coruna më 2002 dhe Real Zaragoza më 2004 ia përfunduan shpresat ta fitonte trofeun në fushë si futbollist.

Kurse, ai ende nuk e ka fituar as si trajner, shkruan "Marca".

Me tri Liga të Kampionëve, një titull në La Ligë, dy Superkupa të Evropës, dy Superkupa të Spanjës, dy Kupa të botës për klube, Copa del Rey është i vetmi titull që nuk e ka fituar si trajner në Real Madrid.

Pas pesë përpjekjeve të dështuara si trajner, Zidane do ta fillojë ndjekjen e trofeut në Salamanca të mërkurën në ballafaqimin me Unionistas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat