Prishtina demolon ekipin bullgar

Futboll

Prishtina demolon ekipin bullgar

Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:39
Prishtina demolon ekipin bullgar

Skuadra me renome e Kosovës, Prishtina, demolon me rezultat 5:0 Arda nga Bullgaria, në kuadër të miqësores së futbollit që u zhvillua në Belek të Turqisë. “Nga dy gola të Ahmed Januzit (11’, 39’) e Oto John (66’, 79’) dhe një i Ardit Hilës (58’), dhe jo vetëm, shtylla e Endrit Krasniqit (38’), një mori rastesh tjera, përkundër vetëm tre tentimeve të bullgarëve, prishtinasit shkëlqyen në çdo aspekt. Rezultati po-se-po, por edhe me të gjitha elementet tjera, shtabi teknik u nda më se i kënaqur nga të përzgjedhurit e tyre.

Në ndeshje nuk u paraqit vetëm Lorik Boshnjaku me pak problem shëndetësor dhe portieri Alban Muqiqi”, bëhet e ditur nga faqja e FC Prishtina. Pa dyshim që kjo ishte paraqitja më e mirë e Prishtinës gjatë katër vitesh sa skuadra përgatitjet dimërore në Turqi. Ndeshja e ardhshme e bardhekaltërve është pas dy ditësh kundër Kolos - anëtar i elitës së futbollit ukrainas. Prishtina përball skuadrës bullgare nisi mjaft mirë ndeshjen.

Që në minutën e 11-të zhbllokoi rezultatin pas një kundërzbritje të shpejtë dhe në fund të aksionit Korenica nga e djathta gjen Mankendën krejtësisht në kahun e kundërt i cili depërton në mbrojtjen kundërshtare duke e gjetur para portës Januzin gjuajtja e të cilit së pari shkon në shtyllën e djathtë dhe kalon vijën fatale - 1:0. Mankenda ishte i pandalshëm, në minutën e 13-të kalon disa kundërshtar nga e majta dhe sërish e gjen Januzin i cili disi e gjen më në të djathtë brenda zonës Ahmetin i cili nga situatë mjaft e mirë gjuajti lart mbi portë.

Në minutën e 28-të aksion tjetër i rrjedhshëm i nisur nga Zyba e që sot nuk vërehej që ka pak ndeshje me ekipin e parë duke u harmonizuar tërësisht me ekipin, e kalon topin djathtë te Ahmeti, ky te Januzi i cili bukur e shërben në zonë Korenicën i cili sërish se gjen portën, pak e lartë mbi kuadrat.  I vetmi kërcënim nga Arda erdhi në minutën e 36-të kur nga e djathta harkoi Delev e nga brendësia e zonës me kokë gjuajti Vasilev, por jashtë pingules.

Krasniqi ishte në elementin e tij sot, në dy raste ndërprenë aksionin e kundërshtarit, në minutën e 38-të përpak e përfundoi vetë, ishte i pafat, qëlloi pingulen, kurse vetëm një minutë më vonë (39’) pas aksionit identik, e shërben Januzin i cili e kalon portierin dhe e vendos topin në rrjetë - 2:0.

Deri në fund të pjesës së parë tentuan edhe Korenica (41’ - gjuajti lartë), në Januzin pas pasimit të Ahmetit nuk u gjykua penallti e pastër (42’) pas ndërhyrjes nga portieri bullgar dhe sërish Januzi pas bashkëveprimit të mëhershëm nga Mankenda, tentoi parabolën, por s’ishte i saktë. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi po e njëjta lojë, Zyba me pasim të saktë në thellësi të zonës në të majtë për Memën që bukur e kthehu në ballore afër 16-metrave dhe gjuajtja e fortë dhe precize nga Hila - 3:0 (58’).

Në minutën e 60-të John del me portier i cili e ndali gjuajtjen e sulmuesit tonë dhe sikur paralajmëroi se do të shënonte më vonë. Ishte Hila që bukur shërben John-in në të majtë, ky i ikën mbrojtësit dhe pa problem e zgjedh përballjen me portierin kundërshtar, vendos topin në rrjetë për 4:0 (66’). Deri te shënimi i golit të 5-të, skuadra bullgare pati dy tentime, por asnjëra në kuadrat, ato përfunduan jashtë pinguleve.

Goli përfundimtar u shënuar pas pasimit të saktë të Bekteshit për Shillovën në krahun e djathtë duke i ikur mbrojtësit dhe afër zonës me harkim të saktë e gjen Johnin e vetmuar në shtyllën e dytë që shënon me kokë - 5:0 (79’).

FC Prishtina - Arda 5:0
Stadiumi “Titanic Belek”,.
Shënues:  Ahmed Januzi 11’, 39’, Ardit Hila 58’, Oto John 66’, 79’
Përbërja e Prishtinës, pjesa e parë: Haxho, Ibrahimi, Miftaraj, Haliti, Abazi, Zyba, Ahmeti, Krasniqi, Mankenda, Korenica, Januzi.
Pjesa e dytë: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Vitija, Bardhoku, Zyba (Diar Miftaraj - 70’), Hila, Mema, Uka, Shillova, John.
Arda: Karadzov - Konstadinov, Hasani, Stoev, Krastev, Hokvsepyan, Martinov, Delev, Nanna, Kovackev, Vasilev. Në pjesën e dytë luajti përbërje tjetër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat