Man Utd ofron 55 milionë euro për Fernandesin

Futboll

Man Utd ofron 55 milionë euro për Fernandesin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:06
Bruno Fernandes

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në mesfushë në afatin kalimtar të janarit

Manchester United synon të jetë aktiv në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” po planifikojnë të përforcohen në mesfushë dhe ia kanë vënë syrin futbollistit të Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Sipas mediumit “A Bola”, gjiganti britanik është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për mesfushorin portugez.

United në ofertën finale është i gatshëm t’i shtojë edhe 10 milionë euro nëse 25 vjeçari i arrin objektivat gjatë periudhës së tij në “Old Trafford”.

Klubi anglez po ashtu gjatë janarit ka paralajmëruar se do ta transferojë edhe një sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat