Futbollisti 75-vjeçar vazhdon karrierën

Futboll

Futbollisti 75-vjeçar vazhdon karrierën

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:13
Futbollisti 75-vjeçar vazhdon karrierën

Shumica e futbollistëve arrijnë një moshë rreth 40 vjeç dhe vendosin t’i japin fund aktivitetit të tyre, duke deklaruar tërheqjen.

Megjithatë nuk është ky rasti i futbollistit, 75-vjeçar, Ez El-Din Bahader, i cili ditën e sotme ka firmosur me një skuadër të re.

Bahader ka firmosur me skuadrën egjiptiane të 6th October, e cila militon në ligën e 3-të. Nuk dihet nëse lojtari do të aktivizohet në ndonjë ndeshje, ku do të thyente edhe një rekord duke u bërë lojtari më i vjetër që luan futboll.

Të gjithë janë shfaqur optimistë për këtë afrim, teksa besojnë se futbollisti do të ketë mundësinë të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat