FC Shkupi udhëtoi për në Antalia, do të zhvillojë disa miqësore

Futboll

FC Shkupi udhëtoi për në Antalia, do të zhvillojë disa miqësore

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:22
FC Shkupi udhëtoi për në Antalia, do të zhvillojë disa miqësore

Pas përfundimit të fazës së parë përgatitore në Shkup, skuadra e udhëhequr nga stafi i trajnerëve dhe futbollistët në orët e pasdites ka fluturuar për në Antalia, ku do të zhvillojë përgatitje 16 ditore, ndërsa nga klubi janë duke punuar që të organizojnë edhe katër deri pesë ndeshje miqësore.

Skuadra e Shkupit në kuadër të fazës së parë përgatitore në Shkup zhvilloi dy ndeshje miqësore me skuadra nga IPKO Super liga e Kosovës ku për kundërshtar kishte Flamurtarin e Prishtinës dhe Dritën e Gjilanit dhe në të dy përballjet barazoi pa gola të shënuar.

Ekspedita e FC Shkupit pritet që në orët e vona të natës të arrijë në Antalia, ndërsa për të qëndruar kryesia e klubit ka rezervuar një nga hotelet më të mira në Antalia, Resosrt Asteria Kremlin Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat