Bajraktari nuk është pjesë e Istogut

Futboll

Bajraktari nuk është pjesë e Istogut

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:31
Bajraktari nuk është pjesë e Istogut

Mbrojtësi i ri Dardan Bajraktari për shkaqe personale ka vendosur që të largohet nga Istogu.

“Bajraktari u paraqit mjaft mirë në fanellën e Istogut në 4 vitet e fundit, në pozitën e qendër mbrojtësit.

Arsyeja kryesore e largimit të Dardanit nga Istogu është puna, pasi që Dardani është duke punuar në Prishtinë dhe nuk kishte asnjë mundësi që të vijonte stërvitjet në Istog.

Kështu me marrëveshje me klubin e Istogut tashmë i kanë ndarë rrugët.I urojmë gjitha të mirat Dardanit në jetë, dhe i themi se e ka derën e hapur gjithmonë në klubin tonë”, njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat